Çfarë është Bike Friendly Standard?

Bike Friendly është një sinonim i njohur për shërbimet e përshtatura për çiklistët. Shërbimet e etiketuar me shenjën Bike Friendly janë objekte/shërbime/atraksione, etj., që plotësojnë standardet minimale të përshtatura për cikloturistët dhe nevojat e tyre, pra subjekte që njihen për përpjekjet e tyre për të krijuar një atmosferë të këndshme për cikloturistët.
Bike Friendly Standard është një program që, për nevojat e cikloturizmit, u jep njohje dhe certifikatë ofruesve të shërbimeve që, duke përmbushur kushtet, mbështesin udhëtimet me biçikleta, udhëtimet çiklistike dhe përvojat turistike me biçikleta në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.
Ai është i dedikuar për kategori të ndryshme objektesh/shërbimesh/atraksionesh që duan të përshtaten sa më shumë me nevojat e kësaj lloj specifike të turistëve. Në varësi të llojit të objekteve/shërbimeve/atraksioneve dhe madhësisë së tyre, Bike Friendly Standard (BFS) u ofron mundësi të gjithë të interesuarve që të bashkohen me këtë proces dhe të krijojnë kushte më të favorshme në rajon për zhvillimin e këtij segmenti specifik të ofertës turistike, si dhe të promovojnë shërbimet e tyre dhe të përfitojnë financiarisht.
Vetë standardi dhe kriteret brenda kategorive të veçanta të standardit janë përcaktuar në bazë të njohurive dhe përvojave praktike të vendeve të BE-së, ku ky standard aplikohet dhe është në përdorim dhe është në përputhje me kërkesat specifike të kësaj kategorie turistësh.

Bike Friendly Standard

Objekte/shërbime/atraksione të standardizuara që plotësojnë standardet minimale të përshtatura për cikloturistët.

BFS për objekte akomoduese

shtëpi, ferma, dhoma, apartamente, pansionet, shtëpi pushimi, kampe, motele, hotele dhe hostele.

BFS për objekte gastronomike

Këto janë objekte gastronomike që ndodhen në itinerarin e cikloturistëve. Restorante, kafene, stacione karburanti, qendra tregtare, etj.

BFS për agjenci turistike

agjenci që ofrojnë shërbime për cikloturizëm ku cikloturisti mund të rezervojë akomodimin 'Bike Friendly', të marrë me qira biçikleta dhe pajisje, të kryejë shërbime për biçikletën...

BFS për stacionet e shërbimit

Në një vend mund të kryhet shërbimi për biçikleta, të blihen pajisjet dhe pjesët më bazë për biçikleta, të merren informacione...

BFS për garazhe dhe parkime

Parkimet/garazhet për parkim afatshkurtër janë vende të mirë-shënuara, të mbikëqyrura ku biçikleta mund të parkohet në mënyrë të sigurt.

Përkufizimi i cikloturizmit dhe grupet kryesore të synuara

Cikloturizmi mund të përkufizohet si turizëm me interesa të veçanta, ku biçikleta përdoret si mjet transporti për të arritur në destinacion ose përdoret për rekreacion gjatë qëndrimit të turistëve në destinacion. Cikloturizmi përfaqëson forma të aktiviteteve turistike me perspektivat më të mëdha për zhvillim, me rritje të parashikuar në periudhën e ardhshme, dhe është një nga lidhjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Cikloturistët si mysafirë janë konsumatorë të mirë dhe vizitojnë një sërë destinacionesh për një periudhë më të gjatë kohore.
Përkufizimi më i mirë i cikloturizmit është si vijon: Në cikloturizëm, biçikleta është mjet transporti për përjetimin e destinacionit.