3. Standardi Miqësorë për Çiklistët për agjencitë turistike

Kriteret BFS për agjencitë turistike

1. Parkimi i biçikletave

Parkimi për biçikletë duhet të jetë në një vend të dukshëm në hyrje të agjencisë, në një pozicion ku biçikletat nuk mund të dëmtohen nga automjete të tjera. Mbajtësit për biçikleta duhet të kenë të paktën 2 vende për biçikleta dhe mund të jenë të fiksuar ose mobil, horizontalë ose vertikalë.

2. Shërbimet

Agjencia duhet të ketë:
1. Të paktën një udhëheqës ose shoqërues të çikloturizmit me përvojë, i cili duhet të jetë anëtar i një klubi biçikletash.
2. Mundësinë për transportin e çiklistëve dhe biçikletave, të paktën 2 mbajtëse biçikletash ose karroca.

3. Pajisjet

Të paktën dy mbajtëse për transportin e biçikletave, që mund të jepen me qira te agjencitë e makinave, shërbimet taksi. Duhet të ketë pajisjet e mëposhtme për çiklistët që mund t’i përdorin falas:
1. Një set të vogël mjetesh,
2. Një set të parë të ndihmës,
3. Një pompë për gomat,
4. Një set mjetesh për rregullimin e gomave.

4. Kuti informuese

Agjencitë kanë një kuti informuese me: harta për çiklistë/turistë, informacione mbi orarin e transportit publik, kontaktet e shërbimeve më të afërta “Miqësore për Çiklistët” (qendrat e shërbimit, agjencitë, akomodimi, garazhet për parkim afatshkurtër), kontaktet e shërbimeve emergjente (ambulanca, shërbimi i shpëtimit në mal, zjarrfikësit, policia), numrat e telefonit të shërbimeve taksi, agjencive turistike ose transportuesve të specializuar për transportin e pasagjerëve. Informacionet duhet të jenë në gjuhën lokale dhe anglisht.

5. Promocioni dhe marketingu

Agjencia duhet të ketë faqen e saj të internetit. Çmimet e shërbimeve që ofron duhet të publikohen në faqen e internetit. Çmimi duhet të jetë edhe në gjuhën lokale dhe në anglisht.