5. Standardi Miqësorë për Çiklistët për garazhet dhe parkimet

Parkimi/garazhet për parkim afatshkurtër janë hapësira të mirëshënuara dhe të mbikëqyrura ku mund të parkohet biçikleta në mënyrë të sigurt. Ky parkim zakonisht zgjat deri në disa orë. Vendet më të zakonshme ku është vënë re nevoja për një shërbim të tillë janë parkimet/garažet publike pranë atraksioneve natyrore dhe kulturore, zonave për këmbësorë, muzeve, galerive, qendrave historike, shpellave, lumenjve, liqeneve, ujëvarave, etj. Në këtë kategori përfshihen edhe objekte të tjera që ofrojnë shërbime për çiklistët, siç janë: farmacitë, baste, furra, dyqane të vogla, posta, operatorët e telekomunikacionit, institucione publike, etj.

Kriteret BFS për garazhet dhe parkimet

1. Parkimi i biçikletave

1. Parkimi për biçikleta duhet të jetë në një vend të dukshëm në parkim/garazh, në një pozicion ku biçikletat nuk mund të dëmtohen nga automjetet e tjera. Preferohet që ky vend të jetë i mbuluar dhe i rrethuar (opsional).
2. Mbajtësit për biçikleta duhet të kenë vend për të paktën 4 biçikleta dhe të jenë në lartësinë e kornizës së biçikletës në mënyrë që biçikleta të sigurohet për kornizë (60-100 cm).
3. Në parkim është e preferueshme të ketë të paktën 1 prizë rezistente ndaj ujit për ngarkimin e baterive akumuluese të pedeleca (biçikletave elektrike).

2. Pajisjet

Parkimi/garazhi duhet të ketë në dispozicion:
1. Një set mjetesh të vogla,
2. Një set të parë ndihme,
3. Një pompë për fryrjen e gomave,
4. Një set mjetesh për riparimin e gomave.

3. Kuti informuese

Të kenë një kuti informuese me: informacione mbi orarin e transportit publik, kontaktet e shërbimeve më të afërta “Miqësore për Çiklistët” (qendrat e shërbimit, agjencitë, akomodimi, garazhet për parkim afatshkurtër), kontaktet e shërbimeve emergjente (ambulanca, shërbimi i shpëtimit në mal, zjarrfikësit, policia), harta për çiklistë/turistë. Informacionet duhet të jenë në gjuhën lokale dhe anglisht.

4. Stafi

Stafi i parkimit/garazhit është i informuar mbi nevojat e çiklistëve përmes organizimit të trajnimeve nga menaxheri/ pronari i objektit.