Çfarë është Standarti Bike Friendly?

Bike Friendly është një sinonim i njohur për shërbimet miqësore për bicikletat. Objektet e shënuara me Bike Friendly janë objekte/shërbime/atraksione, etj., të cilat përmbushin standardet minimale të përshtatura për çiklistët dhe nevojat e tyre, dmth. subjekte të njohura për përpjekjet e tyre për të krijuar një mjedis komod për çiklistët.

Ai është i dedikuar për kategori të ndryshme objektesh/shërbimesh/atraksionesh që duan të përshtaten më shumë me nevojat e këtij lloji specifik turistësh. Në varësi të llojeve të objekteve/shërbimeve/atraksioneve dhe madhësive të tyre, Standardi Bike Friendly (BFS) ofron mundësinë për të gjitha palët e interesuara që të bashkohen në këtë proces dhe të krijojnë kushte më të favorshme në rajon për zhvillimin e këtij segmenti specifik të ofertës turistike dhe për të promovuar shërbimet e tyre dhe për të arritur fitime financiare.

Standardi vetë dhe kriteret brenda çdo kategorie të standardit janë përcaktuar në bazë të njohurive dhe përvojave praktike aktuale nga vendet e BE-së ku ky standard është zbatuar dhe është në përdorim dhe përputhet me kërkesat specifike të kësaj kategorie turistësh.

Standarti Bike Friendly

objekte/shërbime që përmbushin standardet minimale të përshtatura për çiklistët...

BFS për Akomodim

ferma familjare, dhoma, apartamente, shtëpi mysafirësh, shtëpi pushimi, kamp...

BFS për Strukturat e Ushqimit

Këto janë struktura ushqimore që ndodhen në rrugët e çiklizmit...

BFS për Agjencitë e Udhëtimit

agjenci udhëtimi që ofrojnë shërbime dhe informacione për çikloturizmin...

BFS për Stacionet e Shërbimit

vendet all-in-one ofrojnë shërbimin e bicikletave dhe pajisjeve më themelore...

BFS për Garazhet dhe Vendet e Parkimit

hapësira parkimi të mirë-shënuara, të mbikëqyrura ku mund të parkohet në siguri një biçikletë...

Definicioni i çikloturizmit dhe grupet kryesore të targetuara

Çikloturizmi mund të përkufizohet si një turizëm me interes të veçantë, ku bicikleta përdoret si mjeti kryesor i transportit për në destinacion ose përdoret për argëtim gjatë qëndrimit të turistit në destinacion.
Çikloturizmi është një formë aktiviteti turistik me perspektivën më të madhe të zhvillimit, me rritje të pritur në periudhën në vijim, dhe një nga lidhjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Çiklistët janë konsumatorë shumë të mirë dhe vizitojnë një numër destinacionesh gjatë një qëndrimi të gjatë.

Koncepci i çikloturizmit është më së miri e shpjeguar nga përcaktimi në vijim: Në çikloturizëm, një biçikletë është një mjet transporti për përvojën në destinacion.